Rama: Baltosin Shqipërinë me artikuj të paguar

Për artikuj të paguar që synojnë të nxijnë imazhin e Shqipërisë ka folur Kryeministri Rama, duke iu referuar përgjimeve të publikuara nga Bild, raporton Klan. Teksa ndau një kafe më banorë të njësisë numër 10, në krah të kryebashkiakut Veliaj dhe ish-ministri Xhafaj, Rama la të kuptohet se materialet e dosjes 339 janë servirur nga opozita.

“Më skandaloze është balta e madhe që po hedhin lart e poshtë. Jo thjeshtë ne, edhe jashtë Shqipërisë, paguajnë bëjnë, hidh artikuj këtej, hidh artikuj andej. Tmerr i madh, në atë rast i ka marrë ai. Ajo gazetë merret me gjëra të tilla, i kanë çuar ata, i ka bërë puna e vet, por shumë angazhim, energji, tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë”.

Opozitën e sheh si pengesën kryesore për të integrimin e vendit, duke iu referuar specifikisht ish-kryeministrit Berisha.

“Të gjithë kanë pasur opozitë, beteja, të gjitha ata që janë në BE, edhe Bullgaria bojkot kishte, por  morën presidencën e BE 6 muaj, bënë paqe politike. Asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësinë të ketë Saliun, kjo është e gjithë puna, dhe të gjithë ata që dolën nga këto historira ikën në punë në vet, ky vazhdon akoma dhe e ka me Shqipërinë, është skandaloz ça të them”.

Rama zgjedh ta komentojë me një batutë edhe kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve: “Do bëhet film dhe atë e ke 10-20 vjet. S’dua unë dhe s’bëjmë zgjedhje. Pastaj çohet tjetri, e tjetri me radhë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button