“Dosja 339, më e madhja në historinë e Prokurorisë”

Në një dalje për mediat, drejtuesja e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela, bëri një parashtrim të përgjithshëm dhe të asaj çfarë ka ndodhur në lidhje me hetimet e dosjes 339. Teksa bëri të ditur se deri më tani, në këtë dosje janë 74 persona nën hetim, ajo e cilësoi këtë dosje si më të madhen në historinë e prokurorisë, transmeton Klan.

Prela tha më tej se Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, gjatë kësaj periudhe është duke kryer veprime intensive hetimore për të gjitha veprat penale të cilat dyshohen se janë kryer në kuadër të këtij procedimi penal, veçanërisht për episodet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve për të cilat është intensifikuar puna pas zbardhjes së transkripteve të përgjimeve.

LEXO: “BILD” publikoi përgjimet, Astrit Avdylaj telefonatë me Dakon: Ke qenë me Ramën, je knaq
LEXO: Përgjimet e publikuara nga “Bild”, Meta: Dosja 339 të hetohet me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm
LEXO: Basha: Përgjimet, dëshmi se Rama ka bërë pakt me krimin

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button