Hazard tek Real Madrid, ja transferta që ‘shkundi’ merkaton

Thuajse tashmë është e përfunduar. Eden Hazard do jetë lojtari i ri i Real Madrid. Sipas asaj që raporton Daily Mail, marrëveshja mes Real Madrid dhe Chelseas është arritur dhe belgu do transferohet në Madrid për 130 milion paund, transmeton TopChannel.tv.

Transferimi i Hazard tek Real Madrid është një histori që nis që kur ‘Los Blancos’ drejtoheshin nga Hoze Murinjo. Trajneri aktual i Real Madrid Zinedin Zidane i rekomandoi disa herë Morinjos blerjen e Hazard por portugezi e injoroi vazhdimisht i cili preferoi të merrte Luka Modriç.

Në momentin që Zidane erdhi në kryë të Realit ai kërkoi blerejn e Hazard por ishte presidenti Florentino Perez ai që kërkoi të priste. Belgu ishte dëshirë dhe kërkesë kryesore e Zidane për vite me radhë dhe tani u plotësua. Para pak ditëve Real Madrid bleu sulmuesin serb Luka Joviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button