Vuçiq: Vetëm hiqni dorë nga taksa dhe vazhdojmë çfarëdo negociata që doni

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në forumin ndërkombëtar GLOBEC që po mbahet në Bratislavë ka thënë se është i gatshëm për çfarëdolloj negociate, vetëm fillimisht të hiqet taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe, transmeton Koha.net.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiq thotë se është i interesuar ‘për ato milionat që i takojnë popullit serb’.

“Jam i interesuar për ato miliona që u takojnë popullit serb, prandaj jam i etur për ta fituar atë shumë që populli ynë i meriton, kaq. Vetëm hiqni dorë nga tarifat dhe ne do të vazhdojmë me çfarëdolloj negociate që dëshironi”, tha Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button