Tetovë: Mbrëmë ka filluar edicioni i tetë i festivalit të filmit WatchOut!

Në Tetovë dje filloi festivali i filmit WatchOut! , i organizuar nga Qendra Loja dhe i mbështetur nga Goethe Institue – Shkup dhe K.Wustrow – Gjermani, njofton Loja, transmeton Portalb.mk

Festivali WatchOut! që mbahet çdo vit nën qiell të hapur sivjet shënon edicionin e tetë të tij, dhe do të zgjas nga 6 deri më 9 qershor, projektimet çdo natë nga ora 20:00 mbahen në amfiteatrin që ndodhet në oborrin e Shtëpisë Memoriale të Partisë Komuniste në Tetovë.

“Juria profesionale e festivalit  e përbërë nga;  Agnes Nokshiqi– artiste nga Prishtina , Fabian Langer– artist gjerman dhe Meto Jovanovski– aktor nga Shkupi, përzgjodhën fituesit e sivjetshëm të festivalit ; në kategorinë e filmit të shkurtër fitoi  “Grandpa Fire” i Alfonso O’Donnell Gonzalez de Castejon, nga filmi dokumentar “La Fiebre del oro” i autorit Raúl de la Fuente dhe nga filmat e animuar “Eusebio80” – Jesús Martínez I Iván Molina”, thonë nga Loja.

Ata njoftojnë se çmimi për arritje të jashtëzakonshme “Special Mention”, i është dhënë filmit ‘Fence” – nga  Lendita Zeqiraj, që edhe u projektuar mbrëmë.

Në ceremonë e hapjes së festivalit përveç shumë filmdashësve nga Maqedonia, ishte prezent edhe fituesi i vendit të parë nga kategoria e filmit dokumentar , “La Fiebre del oro” i Raúl de la Fuente.

“Hapim sot edicionin e tetë të Festivalit WatchOut! , për ne ky festival është shumë i rëndësishëm andaj kjo energji dhe përkushtim e bën atë të rëndësishëm si ngjarje për gjithë qytetin dhe më gjërë. Të veçantë sivjet e bën edhe shënimi i 20 vjetorit të themelimit të Qendrës Loja. Në këto dy dekada të funksionimit Loja ka bërë shumë për kulturën dhe arsimin në Maqedoni” – tha Bujar Luma , drejtor ekzekutiv i Qendrës Loja.

Ai më tej ftoi pjesmarrësit që të vazhdojnë të vizitojnë festivalin edhe netët tjera, deri më 9 qershor. Për çdo natë pas projektimeve të filmave do të ketë edhe aktivitete argëtuese të organizuara në lokacione të ndryshme të qytetit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button