Oda e ndërtimtarisë: Prokurimet publike po e ngadalësojnë ndërtimin e infrastrukturës dhe gazifikimit

Formim i Trupit ndër-resorial, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të Odës së ndërtimtarisë, Qeverisë dhe komunave që do të garanton dhe rezulton me lëvizje më të shpejtë në sektorin ndërtimtari, është kërkesa e Odës së ndërtimtarisë pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të (LOE) që u theksua në pres-konferencën e sotme për shtyp, njofton Meta.mk

Kryetari i Odës se ndërtimtarisë, Ivica Jaqimovski theksoi se intensifikimi i punës së kompanive në sektorin e ndërtimtarisë është i domosdoshëm. Ai theksoi se në pjesën e ndërtimeve të ulëta ka lëvizje në investime në infrastrukturë, në ndërtimin e rrugëve, gazifikim që bien në investime kapitale dhe përveç kësaj plotësuese në periudhën në vijim pritet rritje e ritmit.

“Atë që e kanë detektuar kompanive të cilat punojnë në këtë domen janë problemet në realizimin e prokurimeve publike, ndryshimet e shpeshta të planeve për prokurime publike, realizimi i dobët i planeve për prokurime publike, vlerësimi joadekuat i vlerës së prokurimeve dhe korniza e dobët kohore e prokurimeve. Ka nevojë që administrata shtetërore të trajnohet që prokurimet publike të mund të zbatohen më me cilësi, në pajtim me Ligjin e ri dhe të realizohen mjetet e parapara për investime kapitale, për intensifikim dhe realizim i tyre. Institucionet duhet të zhvillojnë udhëzime më të hollësishme për të llogaritur vlerën e përllogaritur të prokurimeve. Kjo do të jep mundësi që të merren parasysh specifikat e sektorëve të ndryshëm dhe natyra e prokurimit e cila realizohet, më saktësisht nëse bëhet fjalë për ndërtimtari, si në këtë rast apo sektor tjetër”, deklaroi Jaqimovski dhe shtoi se planet për prokurime publike duhet t’i pasqyrojnë nevojat, por edhe mundësitë reale financiare të institucioneve në nivel nacional dhe lokal.

Nga oda konsiderojnë që pa ndërtimtarinë e cila në vete tërheq edhe rritjen e 26 degëve tjera ekonomike, s’mund të ketë rritje të ekonomisë së përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button