Rreth 700.000 euro nuk do të shpenzohen vetëm për gomat e Mercedesit të Gruevskit, thotë Qeveria

Gomat e blera janë për tre vetura të blinduara, jo vetëm për Mercedesin e Nikolla Gruevskit, thotë drejtori i Zyrës së Përgjithshme të Punëve dhe Çështjeve të Përbashkëta të Qeverisë, Pece Mirçeski, shkruan Sdk.

Qeveria ka lidhur dy kontrata për blerjen e gomave për automjete qeveritare. Marrëveshja e parë është për makinat antiplumb dhe për ta paguhen 53,000 euro, ndërsa e dyta e 14,500 eurove është për gomë për automjete standarde.

“Gomat e dimrit dhe verës janë blerë për këtë çmim. Është normale që për automjetet e blinduara çmimi i gomave është më i lartë. Për të qenë në gjendje të përdorim automjetet ne duhet të kemi goma rezervë. Mercedesin e Gruevskit, askush nga Qeveria nuk është duke e vozitur, përdoret vetëm kur ka mysafirë të lartë të huaj në vend “, thotë Mirceski.

Për blerjen e Mercedesit prej 600,000 eurosh i arratisuri Nikolla Gruevski, u dënua me dy vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button