Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave (FOTO)

Kërkesat kryesore ishin paga të dinjitetshme me rritje për 25%, zbatimin e ligjeve dhe përmirësimin e statusit social të punonjësve të institucioneve sociale.

Në Shkup mësimdhënësit këtë të shtunë e kaluan me punë në shkollë për të plotësuar orët e humbura gjatë ditës së vizitës së Papa Franciskos, ndërkaq maturantët iu nënshtruan provimit ekstern në gjuhën shqipe. Dita përfundoi me protestë nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) e cila nisi në ora 16 në Portën “Maqedonia”, transmeton Portalb.mk.

Protestuesit, punonjës të çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, universiteteve dhe institucioneve shkencore dhe kulturore, nën ombrellën e Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL), të mobilizuar me flamuj dhe filikaqe, nisën marshin kah objekti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku ishte pika e dytë e grumbullimit të protestuesve.

Protestuesit para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Protestuesit para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Para objektit të qeverisë, të pranishmëve ju drejtuan me fjalime kryetarët e sindikatave, duke filluar me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedelkov, për të vazhduar pastaj me nënkryetarin Faton Çiço.

Jakim Nedelkov gjatë fjalimit të tij
Jakim Nedelkov gjatë fjalimit të tij

Jakim Nedelkov paraqiti hallet e punonjësve të institucioneve shtetërorë, duke paraqitur kërkesat dhe hapat e ardhshëm, nëse qeveria vazhdon të mos dëgjon akoma.

“Unë nuk dyshoj në ardhmërin e sindikatës sonë dhe në suksesin e kërkesave tona. Gjatë këtyrë ditëve, është ushtruar një shtypje e madhe për t’u ndërpre protesta e sotit. Së pari, qeveria vendosi që sot të jetë ditë pune në sektorin publik në Shkup.  Nga ky vend them, se nëse nuk paguhet mëditje për të shtunën, drejtorët do të marrin padi”, deklaroi sot Nedelkov.
Ai premtoi “nuk do të ketë më biseda konstruktive dhe sociale, si dhe raporte partneriteti. SASHK-u dhe KSL më këtë nuk e pranojnë. Tani, kërkojmë nga qeveria të pranon menjëherë dhe të pranon kërkesat të cilat i kemi dorëzuar në qeveri. Të nderuar kolegë, keni besimin tonë, gjithçka do të bëjmë, që më shpejtë të arrijmë qëllimin tonë”, përfundoi fjalimin krenarin i sindikatës, Jakim Nedelkov.

Faton Çiço
Faton Çiço

Pas tij, fjalimin e vazhdoi Çiço, duke deklaruar: “Sot jemi mbledhur këtu në protestën sociale, për të drejtat tona sociale, për zbatimin e ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive. Me këtë protestë e shprehim pakënaqësinë tonë: kemi paga më të ulëta në Ballkan. Duam paga dinjitoze! Duam jetë dinjitoze, për ne dhe familjet tona, si çdo punëtor i arsimit në Evropë. Tani, profesioni jonë, mësues, ka arritur në nivelin më të ulët në historinë e procesit edukativo-arsimor”.

Çiço më tutje vazhdon, se ‘do të përkrahim reformat në arsim, nëse në ato do të marrin pjesë edhe mësuesit tonë’. Për fund, ai premton se ‘nëse nuk realizohen kërkesat tona, ne do të organizojmë grevë gjenerale. Kjo nuk është kërcënim, kjo është një realitet i vërtetë.

Njëra nga kërkesat e sotme
Njëra nga kërkesat e sotme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button