A janë shqetësuese ndryshimet e lëkurës në shtatëzani?

Siç rekomandon dermatologia Prim. Dr. Lidija Biserkoska-Atanasovska, kur të vëreni ndryshime në lëkurë, flokë dhe thonjë, duhet të konsultoheni me dermatologun, shkruan Panacea.

Shumë nga ndryshimet e lëkurës në periudhën e shtatzanisë mund të shkaktojnë shqetësime sepse ndikojnë në pamjen, por shumica e ndryshimeve janë të padëmshme për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe të njëjtat largohen pas lindjes.

ÇFARË NDRYSHIME NDODHIN? 

Shtatzënia ndikon në ndryshimin e trupit femëror në shumë mënyra. Përveç ndryshimeve në peshë, shumica e ndryshimeve që duken janë ato të lëkurës, flokëve dhe thonjve. Shumë nga këto ndryshime mund të shkaktojnë shqetësime, pasiqë ato ndikojnë në pamjen. Shumica e ndryshimeve janë të padëmshme për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe zhduken pas lindjes. Kur të vëreni ndryshimet në lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj, ju lutemi që të konsultoheni me dermatologun tuaj.

Këto janë ndryshimet më të zakonshme dhe mënyrat e trajtimit

LËKURA DHE SHTATZANIA

Ndryshimet në lëkurën tuaj mund të kenë shumë shkaktarë. Disa prej tyre janë të lidhura me ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatëzanisë. Problemet tjera të lëkurës mund të kenë ekzistuar para se të mbeteni shtatzënë dhe të ndryshojnë gjatë shtatzanisë.

Ndryshimet e lëkurës gjatë shtatzënisë janë:paraqitja e strijave, paraqitja e papilomave, ndryshime në rritjen e flokëve, puçrra dhe seborrhea, venat dhe kapilarët e zgjeruar, paraqitja e njollave pigmentuese dhe ndryshimi i ngjyrës së nishaneve.

Për paraqitjen e shtrijave, rol të madh luajnë faktorët gjenetikë, zakonisht tek gratë e reja dhe gratë mbipeshë.

ÇFARË JANË STRIJAT?

Strijat janë ndryshime lineare që paraqiten tek gjinjtë, stomaku dhe ijet. Ato fillojnë si vija të kuqe ose ngjyrë vjollce dhe me kalimin e kohës bëhen të bardha dhe atrofike (si letra e cigareve). Strijat janë shumë të zakonshme në shtatzani, 50 deri 90% e grave shtatzëna do të fitojnë disa. Shumë rrallë strijat mund të japin simptoma, domethënë ndjenjën e djegies ose kruajtjes. Shkaktarët si pasojë e të cilës ato shfaqen, domethënë mekanizmi i saktë është akoma i panjohur. Supozohet se një nga arsyet është rritja e shpejtë e peshës trupore dhe kruajtja e vazhdueshme e lëkurës, ndonëse edhe kjo nuk është provuar. Strijat janë gjithnjë e më të dukshme në shumicën e anëtarëve të një familjeje. Për paraqitjen e shtrijave, rol të madh luajnë faktorët gjenetikë, zakonisht tek gratë e reja dhe gratë me mbipeshë. Ata zakonisht paraqiten në javën e 25-të të shtatzanisë, edhe pse tek disa gra ato paraqiten më herët. Shumica e strijave zbehen pas lindjes.

PARAQITJA E PAPILOMAVE DHE FIBROMAVE

Këto ndryshime janë shumë të vogla dhe zakonisht paraqiten nën sqetulla dhe nën gjinjtë. Shfaqja e ndryshimeve të tilla është për shkak të veprimit të hormoneve në vendet që janë të prirura për acarim mekanik. Të njëjtat ndryshime mund të zhduken pas lindjes. Nëse ato janë të pranishme edhe pas lindjes, duhet të konsultoheni me dermatologun.

NDRYSHIMET NË RRITJEN E FLOKËVE

Gjatë shtatzënisë, rritja e flokëve është ngadalësuar. Kjo gjë shkakton dobësimin dhe rrallimin e flokëve. Tre muaj pas lindjes, cikli i flokëve normalizohet, duke çuar në humbjen më të madhe të flokëve. Kjo quhet telogen effluvium. Ky proces zgjat nga 6 deri në 12 muaj, por pastaj menjëherë normalizohet dhe është i njëjtë si përpara shtatzënisë.

Gratë shtatzëna mund të vërejnë rritjen e qimeve edhe në vendet tipike për meshkujt, si në zonën e mjekrës. Ky fenomen është përsëri për shkak të ndryshimit të hormoneve. Sigurisht që edhe ky ndryshim, kalon disa muaj pas lindjes.

PARAQITJA E PUÇRRAVE DHE SEBORRHEA 

Ndryshimi i hormoneve gjatë shtatzënisë mund të përmirësojë gjendjen e puçrrave. Por në disa gra, e gjithë situata mund të jetë edhe më e keqe. Gjatë shtatzënisë, qarkullimi i gjakut të lëkurës rritet dhe i jep ndjenjën personit që po shkëlqen, ndryshe quhet edhe si shkëlqim shtatzanieje. Prodhimi i rritur i hormoneve stimulon gjëndrat që të prodhojnë sebum.

VENAT DHE KAPILARËT E ZGJERUAR 

Ndryshimet në trup gjatë shtatzënisë mund të çojnë në ënjtje të lëkurës rreth nyjeve, mund të ndjeni rëndesë tek këmbët dhe lodhje. Në fazën e mëvonshme, është e mundshme që të paraqiten venat e zgjeruara. Nëse familja juaj ka histori të venave të zgjeruara ose thrombophlebitis ose flegotrombozës, është e nevojshme të konsultoheni me mjekun. Për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në këmbë, ju duhet t’i mbani këmbët lartë. Ecja përmirëson qarkullimin përmes pompës së muskujve, ndërsa të ndenjurit ulur dhe në këmbë ndikojnë negativisht në gjendjen. Duhet të mbani veshur çorape elastike nëse mendoni se këmbët kanë filluar t’ju ënjten.

PARAQITJA E NJOLLAVE PIGMENTUESE DHE NDRYSHIMI I NGJYRËS SË NISHANEVE 

Rritja e pigmentimit është shumë më e zakonshme tek gratë me ngjyrë më të errët të trupit. Fillon me errësimin e thithave, organeve gjenitale dhe linea alba (vija e stomakut). Tek disa gra edhe shenjat e mëparshme mund të errësohen. Në fytyrë mund të shfaqen edhe njolla të errëta, të cilat quhen melasma ose chloasma. Këto ndryshime përkeqësohen gjatë rrezitjes në diell, ndërsa mund të reduktohen me përdorimin e faktorëve mbrojtës (SPF 50) kundër UVA dhe UVB. Zakonisht simptomat ndalojnë pas lindjes, ose nëse ato janë akoma të pranishme, konsultohuni me dermatologun për trajtimin 07 duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button