“Euro 2020”, kombëtarja kuqezi gati nesër për Islandën

Kombëtarja shqiptare luan nesër sfidën me Islandën për kualifikueset e “Euro 2020”, shkruan Top Channel.

Nën drejtimin e Edy Rejas, kuqezinjtë kanë qëndruar këto ditë në Frankfurt të Gjermanisë ku kanë punuar për këtë ndeshje që ka shumë rëndësi, e ku objektivi është fitorja që do të rriste shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Humbja me Turqinë na lë mbrapa me një konkurrent direkt për vendin e dytë.

Sepse Franca kampione bote do të dominojë grupin. Turqia dhe Islanda janë dy kundërshtarë që nuk janë shumë larg në nivel nga Shqipëria, por humbja me Turqinë na ka prishur punë në garë. E kryem detyrën në Andorra dhe tani janë përballje direkte me kundërshtarë që së paku jashtë fushës së tyre, në Islandë është shumë vështirë për çdo kundërshtar.

Kuqezinjtë më 11 qershor do të presin Moldavinë në “Elbasan Arena”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button