Analiza: Nacionalizmi ende po e terrorizon mentalisht zemrën e Ballkanit

Atë që gjithsesi, pa shumë vërejtje nga kritikët e vëmendshëm, mund ta quajmë zemra e Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia ditëve të fundit me të vërtetë ishte në gjendje para infarktit, njofton Meta.mk.

Kjo e pa rastin me një suksesi fantastik sportiv, gjegjësisht titulli i kampionit evropian të KH “Vardar”, që nga vet natyra e rrethanave duhet të mahnitë dhe të ngazëllejë, por në vend të kësaj, sukses sportiv u fundos në humnerën e urrejtjes të cilën e gërmuan, megjithatë, numër i vogël njerëzish.

Si pothuajse gjithmonë më parë, gjithçka filloi me politikanët. Së pari erdhën arrestimet në Kosovë, ku, shumica e atyre që u prangosën ishin serbë, pastaj në veri të Kosovës, që është e banuar kryesisht me popullsi serbe, të cilët filluan të protestojnë duke thënë se bëhet fjalë për persekutimi nacionalist. Këtu diku, kryeministrja serbe Ana Brnabiq thuhet se folë diçka “për disa që kanë ardhur prej maleve” dhe me se duket presidenti i Kosovës, Hashim Thaci kishte vendosur pak të dridh telat e nacionalizmit dhe gjoja i zhgënjyer kërkon ose trajtimi të privilegjuar me të cilin (nuk) menaxhon ose bashkim Shqipëria dhe gjatë kësaj me këmbëngulje i fryn fyellit të – se problemet mes Serbisë dhe Kosovës mund të zgjidhen me shkëmbim të territoreve, gjegjësisht që Kosova ta merr pjesën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e ta sakrifikojë veriun.

Ndaj kësaj, nga ana tjetër, ka reaguar edhe presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski, duke gjetur në këtë embrionin e një problemi më të madh, dhe ka porositur se bëhet fjalë për ide anakronike, e cila nuk i përket shekullit të 21-të. Ndaj kësaj ka “shpërthyer“ ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili e ka porositur Pendarovskin të sheh punën e tij dhe të mos përzihet në punë të huaja, pasi që në vendin e tij “pak kush e pyet për të ardhmen,” dhe pastaj nëse ndarje në vija të kufijve është e tmerrshme për të, le ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Kazani ballkanik vloi shumë shpejtë. Dhe, për fat të keq, u derdh aty ku pak njerëz e kanë pritur.

Po të mos dëgjoheshin aq fjalë nxitëse në periudhën e kaluar, ndoshta titulli kampion i KH “Vardar” do të shënohej ndryshe. Gjegjësisht, nuk do të ishin të gjitha ato thirrje për “sëpata” dhe “dhoma të gazit”, por do të kalonin vetëm me nacionalizmin pasiv, gjegjësisht “antik”.

Së fundi, si disa pohojnë se gjuha e urrejtjes ishte, megjithatë, pak e pranishme dhe se ata të cilët e kanë prodhuar numërohen me gishtat e një dore, të gjithë ata që urrejnë DUHET PATJETËR të heshtën dhe të sanksionohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button