Maqedonia e Veriut pret datën për negociata nga BE-ja

A do të merr Maqedonia e Veriut datë për negociata me BE-në për anëtarësim në Bashkim? Kjo çështje është tema kryesore ditëve të fundit në mediat e shtypit, shkruan REL.

Të gjitha portalet e transmetojnë përgjigjen e kryeministrit Zoran Zaev për gazetarët e huaj në Bruksel pas forumit “Maqedonia e Veriut: Përshpejtim i reformave përshpejtim i integrimit evropian” që u mbajt në kryeqytetin e Belgjikës në organizim të Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe Qendrës për politika evropiane.

Nova Makedonija i transmeton fjalët e kryeministrit Zaev: “Komisioni Evropian e përsëriti rekomandimin e pakushtëzuar, si rezultat i plotësimit të kushteve dhe tani Maqedonia pret që edhe Këshilli Evropian ta pranon rekomandimin. Çdo vendim tjetër do t’i kthen mbrapa proceset e reformave dhe do ta ngadalëson përparimin ekonomik…”

Veçer paraqitet me dy tituj: “Zaev: Nëse nuk marrim datë për negociata, është e mundur Qeveria të bie” dhe titulli i dytë: “Bie Qeveria?, e pastaj e citon Zaevin: “Kjo Qeveri stabile, me të gjitha vendimet e vështira që i ka miratuar, mbase do ta humb besimin e shumicës në Kuvend nëse këtë verë nuk marrim datë… Nëse ka zgjedhje, atëherë qytetarët janë ata që do të vendosin… Do ta përkrahin ose këtë opsion progresiv, pro-evropian, ose ata që i bllokojnë këto procese dhe të cilët disa i quajnë pro-rusë apo nacionalist dhe radikal”.

Edhe Slloboden peçat e ka publikuar përgjigjen e Zaevit në pyetjet e gazetarëve të huaj në Bruksel.

Neyavisen në ballinën e botimit të shtypur të revistës e ka publikuar artikullin: “Mosdhënia e datës si rrezik për Qeverinë – Zaev: BE do të më ndërrojë”. Ballina tjetër në Nezavisen e ka publikuar: “Parlamenti gjerman do të taktizon deri në vjeshtë – Berlini do vendos për datë vetëm në shtator”.

Nezavisen e publikon deklaratën nga intervista për Zëri i Amerikës, në maqedonisht, të Metju Palmer, zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi: “Nëse BE nuk përcakton datë për negociata në qershor, do të ketë në korrik ose në tetor… varësisht prej procedurave interne të Bundestagut… Sido që të jetë, SHBA shpreson dhe e përkrah Këshillin Evropian t’i çel negociatat për aderim”, ka deklaruar Palmer.

Gazetat kanë informuar dhe e kanë ndjekur vizitën e Sekretarit gjeneral të NATO-s, Stoltenberg, në Shkup dhe të Këshillit Veri-atlantik me përfaqësues të të gjitha 29 vendeve anëtare të NATO-s, që u takuan me krerët qeveritar të shtetit.

Krivollak ka filluar “Stërvitja ushtarak më e madhe deri më tani në historinë e shtetit, ku pjesë marrin 2.700 ushtarë, nga vendi si dhe nga SHBA dhe katër shtete anëtare të NATO-s”, është titulli në Nova Makedonija.

“Të shtunën Zaev do ta shpallë Kabinetin e ri qeveritar”, e transmeton Veçer lajmin jozyrtar të Alsat-M, deri kur pritet “të bie” edhe marrëveshja me BDI-në për dy funksionarët e asaj partie që do të përfshihen me “fshesën” e kryeministrit.

Nova Makedonija me titull: “Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike reagon që dy gazetarë televiziv punojnë edhe si këshilltarë të Zaevit”.

Slloboden Peçat informon që “Mbi 1.000 prind të cilët kanë nënshkruar deklaratë se nuk do t’i vaksinojnë fëmijët e tyre do të dalin në gjyq”, pasi do të duhet të paguajnë dënim prej rreth 500 euro ose do t’u parashtrohen fletëparaqitje për kundërvajtje dhe do të përfundojnë në gjyq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button