Grindje në Bundestag rreth integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Parlamenti gjerman sot debatoi dhe e përkrahu anëtarësinë e Maqedonisë së Veriut në NATO, por deputetët hynë në konflikt të hapur për shkak të prolongimit të debatit për negociatat me BE-në, njoftin Dojçe Vele.

Kush dhe përse e prolongon debatin në Bundestag pas Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut? Megjithëse tema e sotme para deputetëve ishte ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO, debati u zhvendos në drejtim të BE-së.

Atmosfera e acarroi deputeti opozitar nga grupi i të gjelbërve, Jyrgen Tritin, i cili tha se brenda vetë qeverisë ka konflikt rreth fillimit të negociatave të Shkupit me Brukselin.

“Kancelarja është kundër, ndërsa Ministria e jashtme angazhohet për fillim të negociatave. Koalicioni nuk mund të pajtohet rreth kësaj çështjeje”, tha Tritin. Koalicionin qeveritar në Gjermani e përbëjnë partia e kancelares Angela Merkel-CDU dhe Partia Social Demokratike (SPD), nga e cila është ministri i jashtëm Hajko Mas.

“Dëshira e qytetarëve të Maqedonisë Veriore nuk ishte që të jenë vetëm pjesë e NATO-s, por edhe pjesë e Evropës së bashkuar”, tha deputeti i të Gjelbërve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button