Unioni Afrikan e ka pezulluar anëtarësinë e Sudanit

Unioni Afrikan e pezulloi anëtarësinë e Sudanit, pasi autoritetet atje i shtypën dhunshëm protestat pro demokracisë, duke vrarë dhjetëra njerëz në kryeqytetin Kartum, transmeton REL.

Organizata pan-afrikane paralajmëroi veprime të mëtejshme nëse ushtria nuk e transferon pushtetin te një autoritet civil – çfarë është kërkesë kyçe edhe e protestuesve pro demokracisë.

Aktivistët e opozitës thanë se një grup paramilitar ka vrarë 108 njerëz këtë javë, por, sipas zyrtarëve, bëhet fjalë për 46 viktima.

Kryetari i komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, bëri thirrje për hetime “të menjëhershme dhe transparente” të vrasjeve.

Sudani qeveriset nga ushtria prejse presidenti Omar al-Bashir u përmbys nga pushteti, gjatë një puçi në muajin prill.

Protestuesit kërkojnë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri civile.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kartum kërkoi që sulmet ndaj protestuesve të ndalen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button