Haradinaj edhe sot në Berlin, ja me kë do të takohet

I pari i Qeverisë Ramush Haradinaj sot do të vazhdojë takimet zyrtare në Berlin.

Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel e disa deputetë, Haradinaj sot do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit e do të takohet me disa deputetë të CDU-së.

Fillimisht, Haradinaj do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit e pastaj do të takohet me deputetët e CDU-së, Peter Beyer, Christian Schmidt dhe Johann Wadephul, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër, dje pas takimit që pati me kancelaren gjermane, Haradinaj deklaroi se kanë diskutuar për disa tema në theks të veçantë dialogun Kosovë-Serbi.

Haradinaj po ashtu konfirmoi se Gjermania përkrah liberalizimin e vizave për kosovarët, si dhe që në takim me Merkelin është diskutuar edhe çështja e taksës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button