Prej sot deri të dielën do të mbahet Festivali i Filmit “WatchOut” (FOTO)

Duke filluar prej sot, 6 qershor 2019, deri të dielën, 9 qershor 2019, në Tetovë do të mbahet Festivali i Filmit WatchOut, njofton Portalb.mk.

Sot në kuadër të festivilit është mbajtur konferencë për media, ndërkaq duke filluar nga ora 17:00 edhe paneli i diskutimit.

Paneli i diskutimit në "WatchOut"
Paneli i diskutimit në “WatchOut”

Duke filluar nga sot, deri më datë 9 qershor 2019, me fillim prej ora 20:00, festivali do të realizojë aktivitete në amfiteatrin e vendosur në oborrin e Shtëpisë Memoriale të Partisë Komuniste.

Përveç programit zyrtar, ka dhe shumë aktivitete të tjera që përfshijnë punëtoritë për të rinjtë mbi film-bërjen, takime me artist dhe debate për ndikimin e qendrave kulturore në reformimin e shoqërisë, një dedikim ky për 20 vjetorin e ekzistimit të Qendrës Loja, që shënohet këtë vit.

Konferenca për media e Festivalit të Filmit "WatchOut"
Konferenca për media e Festivalit të Filmit “WatchOut”

Fituesit e edicionit të tetë të festivalit që vijnë nga Spanja dhe Kosova, janë të përzgjedhur nga një konkurrencë e ngushtë prej 402 aplikimesh. Vendi i parë në kategorinë e filmit të shkurtër i takoi filmit  “Grandpa Fire” i Alfonso O’Donnell Gonzalez de Castejon, nga kategoria e filmit dokumentar fitues u shpall  “La Fiebre del oro” i autorit Raúl de la Fuente dhe në kategorinë e filmit të animuar është “Eusebio80” – Jesús Martínez nga Iván Molina.

Çmimi për arritje të jashtëzakonshme “Special Mention”, i është dhënë filmit ‘Fence” – nga  Lendita Zeqiraj.

Juria profesionale e sivjetshme e festivalit  ishte e përbërë nga dy artist lokal dhe një ndërkombëtar si, Agnes Nokshiqi– artiste nga Prishtina, Fabian Langer– artist gjerman dhe Meto Jovanovski– aktor nga Shkupi.

Për më shumë detaje nga Festivali mund të gjeni në lidhëset më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button