ASH-ja: Na vjen mirë që më në fund Zaevi kuptoi se s’do të marrë datë për BE-në

“Na vjen mirë që më në fund kryeministri z. Zoran Zaev e ka kuptuar se Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) nuk do të marrë datë për bisedime me BE-në me ministra që vendin e kanë në bankat e të akuzuarve dhe jo në ministri”, kështu ka reaguar partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët (ASH) ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Më tej, në reagim ASH-ja përsëritën edhe kërkesën e tyre për zgjedhje parlamentare të parakohshme, për çfarë të siç thonë ata, ranë poshtë “arsyetimet e tipit JO zgjedhje për shkak të negociatave me BE-në“. Sipas tyre, reformat ne gjyqësi janë kushti kryesor, të thella dhe të njëmendta dhe jo sipërfaqësore sa për t’ju hedh hi syve.

“Arsyetimet e tipit JO zgjedhje për shkak të negociatave me BE-në bien poshtë sepse nuk mund të pretendohet të bësh reforma në drejtësi dhe vazhdim të mandatit te PSP kur për partner e ka krimin. Ndëshkimi ndaj krimit dhe korrupsionit është çelësi dhe jo amnistia për kriminel dhe burgu për të pafajshmit. Drejtësi për të gjithë është përgjigja dhe jo vendime gjykatash në bazë të përkatësisë kombëtare”, thuhet në reagimin e ASH-së.

LEXO: Hapja e negociatave me BE-në, jetike për Qeverinë e Zaevit
LEXO: Zaev: Nëse nuk marrim datë mund të bie qeveria
LEXO: KE dhe Maqedonia e Veriut presin datë për negociata në muajin qershor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button