Kush janë ministrat milionerë?

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët publikë, transmeton Klan Kosova.

Nga 21 ministri, deklarimet e pasurisë janë bërë të ditura për krerët 19 prej tyre, përderisa nuk figurojnë të dhëna për Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

E në mesin e ministrave që deklaruan pasuritë e tyre ka edhe milionerë!

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli – biznesmen i njohur kosovar – kryeson për nga shuma e pasurisë.

Në deklarimin e tij figurojnë mbi 203 milionë euro pasuri në prona të paluajtshme, rreth 10 milionë e 500 mijë euro pasuri e luajtshme, para të gatshme nëpër institucione financiare gati 5 milionë euro dhe të hyra vjetore nga biznese të ndryshme mbi një milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button