Në mungesë të operatorit, drutë e konfiskuara në Ferizaj barten me veturë zyrtare

Si pasoje e mungesës së një operatori ekonomik për bartjen e druve të konfiskuara, komuna e Ferizajt ka gjetur një formë tjetër, transmeton Koha.net.

Drutë po i bartin me vetura zyrtare, madje shpeshherë edhe nëpër terrene të vështira malore.

Një nga veturat e komunës e ngarkuar me dru është fotografuar nga qytetarët rreth orës 15:00 të së enjtes, derisa po barte dru nga stacioni i Policisë së Kosovës në drejtim të rrugës për Gjilan.

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami ka thënë për “Koha Ditore” se sasia e druve të konfiskuar gjatë së enjtes ka qenë e vogël dhe në mungesë të operatorit ekonomik ato i kanë bartur rojat e pyllit me veturë zyrtare.

“Sasia e druve prej rreth një metër kub është bartur nga Stacioni i Policisë deri te depoja në rrugën për Gjilan. Kjo ka ndodh për shkak të mungesës së një operatori ekonomik për bartjen e druve. Vetura nuk është dëmtuar sepse sasia e druve ka qenë e vogël”, ka thënë Bajrami, duke shtuar se nganjëherë ndodhë që bartja e druve me veturë bëhet edhe nëpër terrene të vështira malore aty ku nuk mund të depërtojnë automjetet tjera transportuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button