Në thirrjen për zgjidhje inovative për mbrojtje nga infeksionet spitalore janë dorëzuar dy oferta

Në pajtueshmëri me afatet e konstatuara, në lidhej me procedurën e hapur për Marrëveshjen për krijimin e partneritetit publiko privat për menaxhim të integruar me zgjidhje inovative për operacione kirurgjikale dhe mbrojtje shëndetësore nga infeksionet spitalore, deri sot në ora 12:00, nëpërmjet Sistemit elektronik për furnizime publike kanë arritur oferta nga dy operatorë ekonomik, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Procedura zbatohet në pajtueshmëri me Ligjin për koncesione dhe partneritet publiko privat dhe Ligjin për furnizime publike, në bazë të vendimit të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 29.01.2019-të për fillimin e procedurës për ndarje të marrëveshjes për krijimin partneritetit publiko privat për menaxhim të integruar me zgjidhje inovative për operacione kirurgjikale dhe mbrojtje shëndetësore nga infeksionet spitalore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në kumtesë, më tej thuhet se në periudhën prej 29.03.2019të deri më 06.06.2019, gjithsej 7 kompani ( të brendshme dhe të huaja) kanë shprehur interes dhe kanë tërhequr dokumentacion tenderial për pjesëmarrje në këtë thirrje publike.

“Për periudhën për pyetje dhe përgjigje, janë marrë pyetje nga operatorët ekonomik në lidhje me lëndën dhe furnizimin dhe rekomandimet për ndryshim dhe përmirësim të dokumentacionit tenderial dhe të njëjtave u jemi përgjigjur dhe në mënyrë transparente janë pranuar dhe dokumentacioni tenderial është ndryshuar. Evoluimi i ofertave do të kryhet në afat sa më të shkurtër dhe në pajtueshmëri me dispozitat nga Ligji për furnizime publike, pas së cilës procedura do të vazhdojë me ankand elektronik e cila do të zbatohet nëpërmjet sistemit për ankande elektronike të Ministrisë së Ekonomisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas rangimit dhe zbatimit të ankandit publik, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, faza përfundimtare nga procedura është që Komisioni të miratojë vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë – partner publiko privat për menaxhim të integruar me zgjidhjet inovative për operacione kirurgjikale dhe mbrojtje shëndetësore nga infeksionet spitalore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button