Zaev: Do të ndërroja dy Çmime Nobel për fillimin e negociatave me BE-në

Kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për gazetën belge “Le Soar”, i bëri thirrje përsëri vendeve anëtare të BE-së të marrin përgjegjësinë dhe të japin datë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Gjatë intervistës, kryeministri Zaev shpjegon se në rast se nuk jepet data për fillimin e negociatave, ai do të akuzohet nga deputetët se ka gënjyer kurë ka deklaruar se vota mbi Marrëveshjen e Prespës do të thotë hapja e dyerve drejtë BE-së, transmeton MIA.

“Kam thënë se nëse e ndryshojmë emrin, nëse mbajmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Greqinë, me Bullgarinë, nëse arrihen reformat, Evropa do të përmbushë premtimet e saj. Nëse nuk ndodh kështu, është normale të marrësh përgjegjësi, nuk pres që opozita ose Kuvendi të ndërmerr diçka, unë do të marr përgjegjësinë dhe do të kthej mandatin tim”, tha Zaev në intervistën për Le Soar.

Zaev paralajmëron se në rast të mos marrjes së datës për fillim të negociatave me BE-në, qytetarët mund të ju bashkohen rrymave nacionaliste në vend.

“Rreziku është kthimi i nacionalizmit dhe radikalizmit në vendin tonë. Kemi kaluar në këtë rrezik gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit. Kishte një regjim “hibrid” që shkatërroi të gjitha të drejtat dhe liritë demokratike, të gjitha bazat e një vendi normal dhe rreziku është që të kthehemi në atë kohë”, u përgjigj kryeministri.

I pyetur nëse beson se ai me të vërtetë mund të marrë Çmimin Nobel për Paqe së bashku me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, pasi që është propozuar pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës, Zaev tha se data për fillimin e negociatave është më e rëndësishme.

“Unë do të ndërroja dy çmime Nobel për vendimin e Këshillit Evropian, për mua është një nder i madh që jemi nominuar, ne jemi një vend i vogël, por shpërblimi për ne është njohja e punës sonë, dhe këtë e vërteton vetëm vendimi i Këshillit Evropian. Ky është shpërblimi më i mirë. Në qoftë se fitoj çmimin Nobel, do t’i japë Këshillit të Evropës”, pohoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button