Vera e fundit për diskotekat në Parkun e Shkupit, do të rrënohen shkaku i parkut të ri zbavitës

Diskotekat verore në Parkun e qytetit do të rrënohen dhe në vend të tyre do të ndërtohet parku i ri zbavitës, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Sipas projektit, të  cilin më 28 maj e prezantoi kryetari Petre Shilegov, parku do të shtrihet në sipërfaqe prej 26.000 metra katrorë, përkatësisht përveç hapësirës së luna parkut aktual do të shtrihet në vendin e diskotekave verore. Sipërfaqja me e madhe për parkun e ri zbavitës, siç shpjegohet nga kabineti i kryetarit Shilegov, nevojitet sepse parku i ri s’do do të ketë vetëm rekuizita për fëmijë, por edhe përmbajtje për ngritje të adrenalinës për të rriturit.

Siç njoftoi Shilegov në prezantimin e projektit, procedura e projektimi dhe blerja e rekuizitavedo të fillojë këtë verë, që do të thotë se diskotekat do të rrënohen në vjeshtë. Gjatë rrënimit të diskotekave dhe lirimit të hapësirës për parkun zbavitës, s’do të pritet asnjë dru.

Projekti për parkun e ri zbavitës në Shkup e ka realizuar Franko Barcani nga studioja italiane për arkitekturë “Basa”, e cila merret me projektim të parqeve të tilla për më shumë se 40 vjet.

“Një gjë e tillë nuk ka brenda një rreze prej 250 kilometrash. Qyteti e pranoi studimin pa pagesë në sajë të marrëdhënieve personale të mia shumëvjeçare. Në saje të lutjes sime, përfaqësues të kompanisë italiane erdhën në Shkup, gjashtë muaj më parë, dhe bëmë një analizë të gjerë. Pres së studimi të miratohet në seancën e ardhshme të Këshillit të Shkupit, që në qershor të fillojmë procedurën për projektimin dhe furnizimin e pajisjeve, ashtu që nga mesi i vitit të ardhshëm ne mund të hapim parkun”, tha gjatë prezantimit të projektit Shilegov.

Parku do të ketë 24 lloj rekuizitash, duke përfshirë roler kosterin e popullarizuarl. Do të jetë i dedikuar për tërë familjen. 80 përqind e parkut do të jetë zonë e fëmijëve-familjeve, ndërsa pjesa e mbetur prej 20 përqind do të jetë seksion për adrenaline, për ata që kërkojnë më shumë ngazëllim. Do të ketë edhe parking prej 11.000 metra katrorë, restorante, dyqane, tualete, një teatër me 200 ulëse, shatërvanë, si dhe një infrastrukturë të brendshme për orientim sa më të lehtë. Sipas vlerësimeve të autorit të projektit, parku i zbavitjes do të kushtojë rreth 11.7 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button