Trumpi kërkon më shumë përparim në negociatat me Meksikën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk është duke u bërë përparim i mjaftueshëm në negociatat me Meksikën, në mënyrë që të mënjanohen paralajmërimet e tij për vënie të tarifave.

Zyrtarët e administratës së Trumpit, do të takohen në ditën e dytë të bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Meksikës, Marcelo Ebrard në Uashington, transmeton REL.

Takimi i tyre 90-minutësh një ditë më parë ka rezultuar pa ndonjë marrëveshje.

Ebrard ka thënë më vonë në një konferencë për media se negociatat kanë qenë të mira, mirëpo tarifat as që janë përmendur.

“Dialogu është fokusuar në valën e migrantëve dhe rreth asaj se çfarë po bën Meksika apo çfarë u propozon Shteteve të Bashkuara, rreth situatës në Amerikën Qendrore”, është shprehur ai.

Trump është zotuar për të vendosur tarifa prej 5 për qind në importet e Meksikës nga dita e hënë, nëse ky shtet nuk ndalon valën e migrantëve që janë nisur në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, i cili aktualisht është duke marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, kërkon nga Meksika të ndalojë nisjen e migrantëve, meqë mijëra banorë të këtij shteti janë nisur drejt SHBA-së vetëm gjatë këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button