LSDM premtoi, por ende nuk e ka formuar Sekretariatin për barazi gjinore

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), LSDM premtoi se në dy vitet e para pas ardhjes në Qeveri do të formohet sekretariat për barazi gjinore. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve dhënë në programin e tyre: Plani për jetë në Maqedoni“, së pari në fillim të programit në pjesën “Zhvillim i kapaciteteve vendore dhe punës së denjë” (faqe 111), më pas edhe në suaza të “Plani 24m -reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 2 vitet e para” (faqe 245), deri më tani (28.05.2019), nuk është realizuar, shkruan Vërtetëmatësi

Sipas projeksioneve zgjedhore të dhëna të LSDM, sekretariati për barazi gjinore më së voni duhej të formohej këtë muaj, duke pasur parasysh atë që Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj 2017. Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se deri në këtë moment kur është shkruar ky tekst nuk është themeluar një sekretariat i tillë.

Në ueb-faqen e Qeverisë dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale nuk mund të gjenden informacione se është sjell vendim/zgjidhje për formimin e një sekretariati të tillë. Edhe pse, për shembull, në internet faqen e Qeverisë dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike (MSHIA) mund të gjenden informacione se është formuar Këshilli për reforma në administratën publike (dhjetor 2017) dhe Sekretariati për reforma në administratën publike (shkurt 2018), si dhe të dhëna për aktivitet e tyre.

Po ashtu, informacioni për themelimin e sekretariatit për barazi gjinore, nuk mund të merret asgjë as me verifikimin e detajuar në internet përmes Google dhe gjeneratorëve maqedonas në lajme. Të vetmet informacione që mund lidhen me formimin e Grupit konsultues ndër-resor për mundësi të njëjta të grave dhe burrave e (tetor 2017), në seancën konsultuese në të cilën nga Qeveria ishte prezent Zoran Zaev dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovksa.

Duke pasur parasysh se formati i trupit të dhënë në premtimin zgjedhor është shumë më ambicioz – sekretariati për barazi gjinore, i cili kujdeset për implementimin e perspektivës gjinore në krijimin e politikave dhe buxheteve në nivel nacional dhe lokal, këtë premtim zgjedhor  socialdemokratëve e vlerësojmë si të parealizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button