Në Maqedoni, për shkak të ndotjes së ajrit, njerëzit vdesin dy herë më shpejtë se në vendet e BE-së

Ndotja e ajrit është arsye për një nga pesë vdekjet e parakohshme në 19 qytete në Ballkanin Perëndimor, ndër të cilët janë Shkupi, Tetova, Manastiri dhe Velesi, tregon raporti “Ndotja e ajrit dhe shëndeti i njerëzve: rasti Ballkani Perëndimor”, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk,

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të parakohshme që drejtpërdrejt ndërlidhen me ndotjen e ajrit, në qytetet e Ballkanit Perëndimor, është pothuaj 5.000 persona në nivel vjetor. Në shtatë qytetet e studiuara, ndotja e ajrit është shkaktar për së paku 15 përqind të vdekjeve të parakohshme, ndërsa në Tetovë është madje për 19 përqind.

Sipas raportit, strukturat ekonomike dhe industriale në rajon janë të mbindërtuara, por duhet konsiderueshëm të përmirësohen politikat për kontroll të ndotjes së ajrit.

“Burimet kryesore të emetimit të grimcave PM-10 në Maqedoninë e Veriut janë ngrohja e objekteve banesore (46 përqind), proceset industriale (kryesisht prodhimtaria e ferolegurave) (22 përqind) dhe prodhimtaria e energjisë (11 përqind) – Shkup, Tetovë, Manastir dhe Veles. Ngjashëm, burimet kryesore të emetimit të grimcave PM-2,5 janë ngrohja e objekteve banesore (58 përqind), proceset industriale, kryesisht prodhimtaria e ferolegurave, (20 përqind) dhe prodhimtaria e energjisë (6 përqind) (MMJPH, 2008)“, thuhet në raportin të cilin e citon Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.

“Meta” ka shkruar që sipas Organizatës Botërore Shëndetësore shkalla e rasteve fatale, si rezultat i ndotjes së ajrit të 100.000 banorë, në Maqedoni është 125 përkundër 65 në Evropë, në vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button