Haradinaj sot e takon Merkelin, ja çfarë pritet të flasin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhet në Berlin në vizitë njëditore ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Siç deklaroi vet Haradinaj, ky takim ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë, transmeton Top Channel.

“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, tha Haradinaj.

Përpos kancelares Merkel, Haradinaj pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin.

Kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake. Ai është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button