KE: Buxheti i BE-së prej 168,3 miliardë eurove për vitin 2020

Komisioni evropian propozoi buxhet për Bashkimin Evropian për vitin 2020 në shumë prej 168,3 miliardë eurove, përcjellë KOHA.

Si sfera prioritare për financim në vitin e ardhshëm janë veçuar – ekonomia konkurruese, të rinjtë, përforcimi i sigurisë dhe solidaritetit dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike.

Projekt buxheti i BE-së për vitin 2020 është propozimi i fundit për buxhet i komisionit të Junkerit.

Në KE theksojnë se madje 21 për qind e buxhetit të propozuar është dedikuar për zgjidhje të çështjeve për ndryshimet klimatike.

Mbi 83 miliardë euro do të duhej të përforcojnë rritjen ekonomike në BE dhe të jenë mbështetje për të rinjtë në vitin 2020. Është paraparë financimi i Fronteksit, Mekanizmit civil evropian për mbrojtje, përforcimi i Shengenit, si dhe ndihmë për popullin e Sirisë.

Propozim buxheti për vitin 2020 është i shtati dhe i fundit në kuadër të planit afatgjatë buxhetor të BE-së për vitet 2014-2020.

I ardhshmi do të sillet për periudhën 2021-2027 dhe do të prezantohet nga ana e KE-së në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button