Bajrami, Bërnabiqit: Kosovën e keni humbur qysh nga viti 1999

Kryetarja e Gruas së Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, ku ka thënë se nuk do të kërkojë falje për deklaratën e saj skandaloze që në negociatat me Prishtinën, Beogradi ka të bëjë me “njerëzit që kanë dalë nga mali”, transmeton Klan Kosova.

Bajrami iu drejtua Bërnabiqit duke i thënë që duhet të adaptohen sepse Kosovën e kanë humbur qysh nga viti 1999.

“Po ia rikujtoj kësaj zonjës se edhe Presidenti i shtetit të saj pati deklaruar kështu, por fatmirësisht Kosova është shtet i pavarur falë luftës së ushtarëve të UÇK-së, falë gjakut të derdhur për këtë shtet”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button