Haradinaj: Janë ndarë 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është përkujdesur ndaj mjedisit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj deklaroi se Qeveria ka krijuar një task forcë ndërministrore për veprime konkrete kundër ndotjes së ajrit, njofton Klan Kosova.

Ky është statusi i plot i Haradinajt:

Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit e vendosi përkujdesjen ndaj mjedisit si njërën nga prioritetet e saj.
Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit që na kujton rritjen tonë të vetëdijësmit dhe ruajtjes së Ambientit, Kosova është futur në linjë me vendet botërore që janë model në ruajtjen e hapësirës ku jetojnë.
-Qeveria e Kosovës ka krijuar task forcën ndërministrore për veprimet konkrete kundër ndotjes së ajrit prej së cilës rodhën vendime të rëndësishme.
-Janë ndarë 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B.
– Ka bërë rritjen e kapaciteteve në sistemin e ko-gjenerimit dhe hapjen e dyerve për projekte me energji të ripërtëritshme që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e ajrit.
-Qeveria krijoi task forcën për pastrimin e Kosovës.
Por, vetëm bashkërisht mund ta përmirësojmë jetesën në vendin tonë!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button