Basha: Përgjimet, dëshmi se Rama ka bërë pakt me krimin

Për kreun e opozitës, përgjimet e publikuara nga “Bild”, janë dëshmi se qeveria ka ardhur në pushtet nga krimi. Nëpërmjet reagimit në rrjetet sociale, Basha thekson se përgjimet tregojnë se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve të drogës, transmeton Klan.

“Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar: Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PSPër të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij. Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërcënojë për votën e tyre.”

Basha thekson se sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për zgjidhje politike. Ai kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira.

LEXO: Agron Duka tregon ‘armiqtë’ e tij: Së shpejti në përgjime, edhe emri i Ramës
LEXO: “BILD” publikoi përgjimet, Astrit Avdylaj telefonatë me Dakon: Ke qenë me Ramën, je knaq

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button