Kush ishte Albert Rohan?

Ish-diplomati legjendar austriak Albert Rohan ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Austrisë. “Me vdekjen e Albert Rohan Austria humb një nga diplomatët më të shquar”.

“Ngushëllimet më të sinqerta për bashkëshorten e tij Monika dhe familjen. Për diplomacinë austriake, për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe për mua personalisht humbja e tij do të thotë humbja e një shembulli për t’u ndjekur”, tha Ministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme, Alexander Schallenberg.

Rohan, i lindur në Melk në vitin 1936, vjen nga një familje e vjetër francez, origjina e të cilës thuhet se daton që nga mbretërit e Bretonit. Rohan studioi drejtësinë në Vjenë dhe në Kolegjin e Evropës në Bryzh, Belgjikë. Ai u bë pjesë e shërbimit diplomatik më 1963 dhe punoi në ambasadat në Beograd dhe Londër. Në vitin 1977, u bë kreu i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kurt Waldheim, në Nju Jork. Në vitin 1996,  u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, post të cilin e mbajti deri në vitin 2002.

Negociator i Kosovës

Rohan luajti një rol të madh në formësimin e politikës së Austrisë për Ballkanin në vitet e 90-ta, me qëllim të vendosjes së paqes në këtë rajon dhe zhvillimit të tij.

Ai ishte zëvendës i të dërguarit të posaçëm të OKB-së për negociatat për statusin përfundimtar për Kosovën.

Në vitin 2006, Rohan dha një kontribut të rëndësishëm në negociatat e Përfaqësuesit Special të OKB-së Marti Ahtisaari, për statusin e ardhshëm të krahinës autonome serbe atëkohë, Kosovës, nën administrimin e OKB-së.

Si rezultat i negociatave të Vjenës shpaloset plani për Kosovën, i njohur si Plani i Ahtisarit, i cili zbatohet më pas duke ofruar zgjidhjen përfundimtare për statusin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button