Agron Duka tregon ‘armiqtë’ e tij: Së shpejti në përgjime, edhe emri i Ramës

Publikimi i përgjimeve të reja nga “Dosja 399” nga e përditshmja gjermane “Bild” për përfshirjen e “të fortëve” në ndikimin e rezultatit të zgjedhjeve në 2017-ën, në qarkun e Durrësit, transmeton TopChannel.tv

I ftuar në studion e “Top Talk”, ka qenë kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili garonte i 5-ti në listën e PD për qarkun e Durrësit. “Po dalin për ditë fakte, nuk është më vetëm ‘alo Niçe’. Unë kam qenë aktor në zgjedhjet e 2017-s në Durrës. Një nga stekat e këtij grupi ishte të mos kalonte Agron Duka. Bëheshin llogaritë që të merreshin aq vota sa të mos kalonte Agron Duka”, shprehet ai.

I pyetur se cilët ishin “armiqtë e tij politik” që kërkonin që Agron Duka të mos kalonte në Kuvend, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, u përgjigj: “Unë jam një njeri që kam vota në zotën time. Edhe kur isha me të majtën, ka pasur edhe një ndikim ndikim brenda krahut politik që unë të isha në hije. Besoj se si Rama edhe Dako nuk më kanë dashur. Këta të dy nuk i ndaj”.

Ai më tej vijoi se nëse përgjimet do të vijojnë do të dalin edhe telefonata ku përfshihet Rama.

Jam i sigurt që nëse përgjimet do të vijojnë do të dalë edhe emrin i Ramës. Nuk mund të veprojë i vetëm Dako. Nuk ka mundësi që të kenë pasur lidhje pa bekimin e shefit të madh. E pamundur që Rama të mos dinte gjë. Ai i inkurajoi deri sa kjo punë mori dhenë, e do i dalë era akoma më shumë”, u shpreh Duka.

LEXO: “BILD” publikoi përgjimet, Astrit Avdylaj telefonatë me Dakon: Ke qenë me Ramën, je knaq

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button