Infantino u rizgjodh president i FIFA-s

Gianni Infantino është rizgjedhur si president Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), raporton Anadolu Agency (AA).

Kongresi i 69-të i zakonshëm i FIFA-s u mbajt në kryeqytetin e Francës, Paris, me pjesëmarrjen e krerëve të federatave anëtare.

Infantino si kandidati i vetëm është rizgjedhur në këtë pozitë ku do të qëndrojë deri në vitin 2023.

Zvicerani 49 vjeçar për herë të parë ishte zgjedhur në vitin 2016 në garën kundër kreut të Konfederatës Aziatike të Futbollit, Shejh Salman bin Ibrahim Al-Khalifa, princit jordanez Ali bin Hussein dhe Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Champagne.

Kongresi i radhës i FIFA-s do të mbahet në maj të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button