MPB dhe Prokuroria po e vëzhgojnë situatën, ende nuk dihen shpërndarësit e gjuhë së urrejtjes

Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka dorëzuar asnjë padi ndaj shpërndarësve të gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve, të cilët gjatë festës për titullin e kampionit të Evropës në hendboll, publikisht në sheshin e Shkupit bërtitën thirrje nacionaliste dhe kërkuan vdekje për shqiptarët, njofton Portalb.mk.

“MPB po punon në rastin, pasi të konstatohet shkelje do t’i ndërmarrim hapat përkatës dhe për të njëjtat do të njoftoheni”, thonë shkurt për Portalb.mk, nga MPB.

Edhe nga Prokuroria thonë se po e ndjekin situatën, por as ata ende nuk kanë hapur lëndë parahetimore për gjuhën e urrejtjes.

“Prokuroria po e vëzhgon situatën”, thonë shkurt për Portalb.mk nga Prokuroria.

Përndryshe, pasi Klubi i Hendbollit “Vardari” mori titullin e kampionit evropian, në qendër të Shkupit u realizua festë, në të cilën mbetën të lënduar dy persona, dy vetura u dëmtuan, dhe u përdor gjuhë e urrejtjes: “Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”. Në lidhje me këtë anë reaguar Komiteti i Helsinkit, Aleanca për Shqiptarët(ASH), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa dhe Qendra për Liri “CIVIL“.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button