Propozim-ligji për reforma në arsim: Nxënësit më nuk do të mësojnë të shtunave

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp pranë Qeverisë bëri të ditur se po promovojnë draft-ligjin për arsimin e mesëm. Ky draft-ligj përmban të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e EUCD-së dhe UNICEF-it ku skanohet gjendja në arsim dhe ku vihen re anët pozitive dhe proceset e përmirësimit. Ky draft ligj prej sot është vendosur në debat publik në një afat 20 ditor, transmeton Alsat M.

Draft ligji përmban këto akt-ligje:

Avancimin e procesit mësimor dhe përforcimin e mësimdhënies, vlerat kushtetuese siç është diskriminimi dhe përçmimi i nxënësve dhe mësimdhënësve. Shkollat do të jenë inkluzive ku do të përfshire të gjithë fëmijët, edhe ata me nevoja të veçanta.

Profesionalizimi i mësimdhënësve dhe eliminimin e politikes në mësimdhënie. Avancimin e praktikantit në shkollat e mesme me qëllim punësimin e nxënësve, si dhe vlerësimin e në konkurset brenda dhe jashtë vendit.

Ligji i ri ri në shkollat  fillore të mesme përfshin dhe ngritjen në karrierë dhe avancimin ne hierarki.

Ministri me propozim nga Byroja të përcaktojë standarde nacionale të bazuara në kompetenca që nxënësit duhet t’i fitojnë në të gjitha fushat e mësimdhënies.

Nuk do të ulen orët e mësimdhënies.

Të shtunave nuk do të zhvillohet mësim sepse është vërtetuar se është joproduktive.

Uljen e numrit të nxënësve në klasa ku pragu minimal është 20 nxënës dhe maksimalja 30.

Paralelet do të formohen me të paktën 15 nxënës për një klasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button