Janeva: Milloshoski nuk mundet të negociojë për PSP-në, kundër tij ka hetim

Prokurorja speciale, Katica Janeva tha se ka informacione se shumë shpejtë do të miratohet ligji i ri për Prokurori Publike. Ajo nuk pret që të ketë ndryshime drastike në ligj, në lidhje me statusin e PSP-së, njofton Portalb.mk.

“Të tilla janë edhe rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, rezistencë të vetme jep opozita e cila është i prekur nga ky ligj”, tha Janeva.

Ajo gjithashtu tha se nuk mundet që të negociojë për të ardhmen e PSP-së, personi kundër të cilit ka hetim dhe ai të japë kualifikime për punën e PSP-së dhe për atë personalisht.

“Këtu mendoj për Antonio Milloshoskin i cili ndikon me deklaratat e tij”, tha Janeva.

Ajo shtoi se në këtë periudhë, derisa zgjasin negociatat nuk do të dorëzojë akuzë pasi që ende është në fuqi mundësia që Gjykata Supreme t’i ndalojë.

Janeva gjithashtu ka dhënë urdhër që të hetohen “bombat” që i publikon personi “El Çeka”. Një pjesë e bisedave të publikuara i ka pasur edhe PSP, por ekspertiza ende vazhdon.

Në pyetjen nëse Janeva mund të konfirmojë se bisedat e përgjuara që i publik El Çeka, nuk kanë dalë nga PSP, ajo tha se hetimi vazhdon, nuk mundet asgjë të konfirmojë.

Ndryshe, bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë tanimë dy muaj e gjysmë, por ende nuk ka asnjë marrëveshje.  Reagime të shumta ka pasur nga faktori ndërkombëtar për miratim sa më të shpejtë të Ligjit për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike.

Mospajtimet kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani.

Opozita kërkon që përmes ndryshimit të nenit 105, t’i anulojë të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë theksuar nuk do të bëjnë kompromis me vazhdimin e ndjekjes së krimeve të bëra penale dhe se për këtë institucion, nuk do të jetë e pranueshme vendosja e dispozitave që kërkon opozita e që në një formë do të thonë amnisti e fshehtë për disa vepra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button