Heroinës

E di, u luta sonte për ty
duke u ngjitur maleve të dhembjes
përkulur në gjunjë i kërkoja Zotit
lumturinë tënde të përjetshme
U luta sonte pa zbardhur dita
unë që lutjet nuk i desha kurrë
në ta thurja imagjinata të brishta
po ç’e do fundin kur i rëndon një gur?!
Lutur kam sonte për ëndrrat e trishta
dhe për dhembje shpirti që nuk maten dot
Në psikozën time mes gjërave të përdita
Sëmundje kronike, e pashpjegueshme gjer më sot
Autor: Naim Iljazi 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button