Zaevi kërkoi sjellje evropiane prej atyre që kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes

“Ne kemi fituar titull në Evropë, jo në ndonjë rajon barbar dhe për atë të gjithë duhet që të sillemi në mënyrë evropiane”, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së djeshme në Bruksel, duke folur për shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve, gjatë festës së tifozëve të KH Vardarit, të cilët për herë të dytë e fituan titullin e kampionit të Evropës, njofton Portalb.mk.

E di, shtoi kryeministri Zaev, bëhet fjalë për individë të caktuar.

“Kam pasur rast që ta pranoj KH Vardarin. Ishin të gjithë hendbollistët, trajneri dhe premtuan se do t’i japin të drejtë të gjithëve që të gëzohen për titullin evropian”, shtoi Zaev.

Ai tha se të gjithë duhet që të sillemi në mënyrë evropiane, pasi që është obligim i qytetarëve, ndërkaq ne jemi shembull për sjellje evropiane.

Përndryshe, pasi Klubi i Hendbollit “Vardari” mori titullin e kampionit evropian, në qendër të Shkupit u realizua festë, në të cilën mbetën të lënduar dy persona, dy vetura u dëmtuan, dhe u përdor gjuhë e urrejtjes: “Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”. Në lidhje me këtë anë reaguar Komiteti i Helsinkit, Aleanca për Shqiptarët(ASH), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa dhe Qendra për Liri “CIVIL“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button