Elbasan-Tiranë pa devijime, 31 km me dy korsi në të dy kahet

Rreth 7 vjet nga dita e nisjes se punimeve ka përfunduar ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan dhe është bërë hapja e plotë e kalimit të mjeteve në të dyja drejtimet pa devijime.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se qarkullimi i te gjitha mjeteve bëhet pa asnjë kufizim me konform rregullave dhe standardeve të sigurisë, tranmseton Top Channel.

Segmenti i fundit i ndërtuar, është Ibë, tuneli i Krrabës në të cilin kanë përfunduar të gjitha punimet.

Ndarëset që shërbenin për devijimin e trafikut në zonë para tunelit me drejtim nga Tirana për në Elbasan u hoqën paraditen e të martës nga punëtorët e firmës ndërtuese ndërkohe që ditët e fundit është bërë asfaltimi i plotë dhe vendosja e sinjalistikës, vertikale dhe horizontale si dhe të mbrojtëseve anësore.

31 kilometrat e të gjithë autostradës përfshirë tunelin dhe veprat e artit kanë kushtuar 425 milionë dollarë. Fillimisht ky aks rrugor, i cili shmang tërësisht kalimin në Qafë Krrabë u tenderua me 300 milionë dollarë, por në ndërtim e sipër kostot e rrugës u rritën dhe afatet e u shtynë. Një rëshkitje masive dheu në afërsi të Ibës ndryshoi projektin, ndërkohë që qeveria mori një tjetër borxh shtesë për të përfunduar punimet. Tashmë rruga është e hapur nga fillimi deri në fund dhe qarkullimi është i njëtrajtëshëm për mjetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button