Tërmetet në Korçë, banorët nuk ikin nga fshati Floq

Katër ditë pas tërmeteve që tronditën Korçën situata ka nisur të përmirësohet për banorët e fshatit Floq, të cilët mbetën në qiell të hapur.

25 persona kryesisht nëna me fëmijë dhe të moshuar u strehuan nga fondacionet në Korçë, 45 persona u akomoduan në ambientet e përshtatura të shkollës për qëndrimin e përkohshëm ndërsa 70 persona kaluan përsëri natën në çadrat e kampit të ngritur për ta, transmeton Top Channel.

Frika nga përsëritja e tërmeteve por edhe shqetësimi për gjënë e gjallë i ka kushtëzuar lëvizjet e banorëve, të cilët refuzojnë të lenë fshatin.

“Kemi frikë të flemë në shtëpi. S’ka siguri. Nuk ikim tek shkolla, sepse nuk ka vende”, shprehen disa prej banorëve që kanë kaluar këto net në çadra.

Pasi kaluan një natë më të qetë në ambiente më të përshtatshme banorët tregojnë se shqetësimi i tyre më i madh mbeten shtëpitë tashmë të pabanueshme ndërsa ende jetojnë me frikën e tërmeteve.

“Kemi frikë të hyjmë në shtëpi. Vetëm shtëpi duam”, shprehen disa prej banorëve që ndodhen të strehuar në shkollë.

Ambiente të tjera janë duke u përshtatur nga instancat për qëndrimin e banorëve deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës së tyre dhe ndërtimin e banesave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button