Pas rehabilitimit të lumit Gjanica, Fieri me zonë pedonale

Rehabilitimi i shtratit të lumit “Gjanica” dhe shndërrimi në një nga ambientet më të frekuentuar për qytetaret, është pjesw e projektit që po zbatohet për rikonstruksionin e qendrës së qytetit të Fierit, njofton TCH.

Në përfundim të projektit, në të dy anët e lumit, me një gjatësi prej 750 metrash, do të ketë trotuare me gurë dekorativë, skarpatet do të jenë të gjelbëruar, ndërsa janë planifikuar edhe ndërtimi i lulishteve me disa ballkone në pjesën e qendrës. Sipas projektuesve, në hyrje të qytetit është ndërtuar një portë shërbimi, e cila do të grumbulloje mbeturinat që sjell lumi.

Shtrati i lumit Gjanica gjatë tre viteve të fundit është pastruar sistematikisht përgjatë gjithë gjatësisë së tij, deri aty ku bashkohet me lumin Seman. Sfida kryesore e bashkisë së Fierit është pastrimi i ujit të lumit Gjanica nga mbetjet hidrokarbure që derdhin kompanitë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button