Hitzfeld pret që Zvicra ta mposhtë Portugalinë, lavdëron “lojtarët e huaj”

Ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka thënë se kjo përfaqësuese ka lojtarë të mrekullueshëm dhe ka kapacitetet e mjaftueshme për të fituar Ligën e Kombeve, përcjell Koha.net.

Duke dalluar yjet shqiptare të përfaqësueses së Zvicrës, Hitzfeld ka thënë se Zvicra ka mundësinë që me gjeneratën e re të lojtarëve të arrijë majën në futboll.

Zvicra takohet me Portugalinë të mërkurën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së kombeve.

“Zvicra ka lojtarë të rinj të jashtëzakonshëm. Kanë lojtarë shumë të mirë me rrënjë nga jashtë, që janë lojtarë të përsosur”, ka thënë Hitzfeld për “Omnisport”. “Kanë strukturë të mirë me Fabian Scharin, Yann Sommerin, Granit Xhakën, Haris Seferoviqin ose Xherdan Shaqirin. Edhe Breel Embolo është në atë rrugë. Kanë talente të mrekullueshme. Zvicra mund të bëjë punë të mrekullueshme në vitet e ardhshme. Shanset me Portugalinë janë 50-50. Kanë luajtur më herët me Portugalinë dhe kanë fituar disa herë, e kanë humbur po ashtu. E dinë si mund ta mposhtin Portugalinë. Me potencialin që aktualisht Zvicra posedon, fitorja ndaj Portugalisë është e mundshme”.

Ish-trajneri i Bayernit ka udhëhequr Zvicrën në periudhën 2008-2014 duke e udhëhequr drejt kualifikimeve në dy Kampionate Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button