35 të vdekur nga protesta e përgjakshme në Sudan

Protestuesit sudanezë thonë se të paktën 35 persona janë vrarë pasi forcat e sigurisë sulmuan kampin kryesor të protestës në kryeqytetin Khartoum, në dhunën më të madhe që po ndodh në vend që nga rrëzimi i presidentit Omar al-Bashir

Shoqata Profesionale e Sudanezve(PS), e cila drejtoi protestat në mbarë vendin, të cilat filluan në dhjetor, tha se goditja e së hënës ishte një “masakër e përgjakshme”, njofton Klan Kosova.

“Ne po e mbajmë Këshillin Ushtarak të Përkohshëm (TMC) përgjegjës për atë që ndodhi këtë mëngjes”, tha PS, duke iu referuar këshillit ushtarak që aktualisht drejton vendin.

Udhëheqësit e demokracisë kanë bërë thirrje njerëzve të marrin pjesë në marshime të natës dhe të bllokojnë rrugët kryesore si pjesë e “mosbindjes totale civile” për të “paralizuar jetën publike” në të gjithë vendin.

Një komitet mjekësh të lidhur me protestuesit thanë në një postin në Facebook të hënën se numri i të vdekurve, i cili përfshinte të paktën një fëmijë, ishte rritur të paktën 35, duke shtuar se ishte e vështirë të numërohej numri i të vdekurve në zonën komplekse ushtarake në Khartoum.

Grupi tha se qindra njerëz ishin plagosur, kryesisht nga armë zjarri dhe se sipas dëshmitarëve, trupat e protestuesve të qëlluar për vdekje u hodhën në lumin Nil, raporton Al Jazeera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button