Erdogan: Turqia me vendosmëri vazhdon operacionin në veri të Irakut

Operacioni “Kthetra” në veri të Irakut kundër organizatës terroriste të PKK vazhdon “me vendosmëri”, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Operacioni ‘Kthetra’ vazhdon. Nuk ka devijim më të vogël. Operacioni vazhdon me vendosmëri”, u tha Erdoğan gazetarëve në Stamboll.

Forcat e Armatosura Turke nisën operacionin “Kthetra” kundër grupit terrorist PKK më 27 maj.

Më herët, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se forcat turke të sigurisë neutralizuan gjithsej 64 terroristë që nga 27 maj, si brenda ashtu edhe në veri të Irakut.

Akar tha se gjithsej 28 terroristë u neutralizuan si pjesë e Operacionit “Kthetra”, 25 të tjerë gjatë operacioneve ajrore në veri të Irakut dhe 11 terroristë anembanë Turqisë.

Në fushatën terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 personave, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button