Trump uroi muslimanët për festën e Bajramit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u ka uruar muslimanëve në mbarë botën “përshëndetjet më të ngrohta” për festën e Fitër Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo ditë e shenjtë u siguron muslimanëve, si në SHBA ashtu edhe në mbarë botën, një mundësi për të përsëritur angazhimin e tyre për të ndihmuar ata me më pak fat, për të forcuar besimin e tyre në Zot dhe për t’u angazhuar në adhurim dhe miqësi me të tjerët”, tha Trump në mesazhin e tij për festën muslimane të Fitër Bajramit.

Trump shtoi se ai dhe zonja e parë, Melania Trump, “shpresojnë se kjo festë do të sjell gëzim dhe paqe për të gjithë ata që festojnë”.

“Lutemi që komunitetet në mbarë botën të ndjejnë bekimet e bollshme të Zotit për dashuri, falje dhe vullnet të mirë”, theksoi Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button