Organizatat joqeveritare: Qeveria e RMV-së të tregojë vullnet për luftën kundër tërbimit urbanistik

Pesëmbëdhjetë organizata joqeveritare kanë dërguar letër deri te kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev në lidhje me planet e detajuara urbanistike në Shkup, me çka kërkojnë që urgjentisht të deklarohet dhe të tregojnë vullnet në luftën kundër tërbimit urbanistik, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë na kryeministri që publikisht të tregojë që nuk e përkrah shkatërrimin përfundimtar të kryeqytetit me realizim të planeve të këqija. presim që institucionet e sistemit t’i vendosin qytetarët në vend të parë dhe të ndërmarrin hapa konkrete. Në të KUNDËRTËN do të kërkojmë përgjegjësi politike dhe PENALE për TË GJITHA pjesëmarrësit në tërbimin urbanistik ndaj qytetit. Koha është të tregohen vlerat e ndryshme në të cilat deklarativisht të gjithë thirremi”, thonë grupi i OJQ-ve.

Sipas tyre, interesi publik dhe e drejta për jetë në ambient jetësor të shëndosh dhe të pastër, duhet të jetë në piedestal gjatë menaxhimit të shtetit. Obligim i Qeverisë, theksojnë ata, është që ta ruajë dhe ta mbrojë interesin publik, dhe të intervenojë dhe sanksionojë kur ai është i rrezikuar.

Siç thonë grupi i 15-të OJQ-ve, si shembull drastik është ndërtesa në “Novo Maalo” (Lagjja e re), parkingu përballë Hotelit “Holidej In”, tokë  për të cilën Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit paralajmëroi se do ta hetojë.

Nënshkrues të letrës janë OJQ-të: Shëndet para profitit në Qendër, Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH), Instituti për studime të somunikimit, Iniciativa “O2”, Shoqata ekologjike e Maqedonisë, Instituti i mediave të Maqedonisë, Qendra për analiza ekonomike, Qendra për strategji evropiane “Eurothink”, Ne jemi Karposh 4, Sheshi “Liria”, Qendra “Prima”, “Shkupi Kreativ”, Lokomotiva, Infoqendra Shkup dhe Koalicioni për zhvillim të qëndrueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button