Detaji interesant që ra në sy, pse të gjitha gratë u veshën me të bardha në darkën me Trump në Londër?

Me siguri keni lexuar diku që presidenti Trump është në Londër së bashku me familjen e tij për një vizitë zyrtare. Një nga ndalesat e para, sigurisht që ishte për të takuar Mbretëreshën Elizabeth dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore. Mbrëmjen e kaluar, Mbretëresha organizoi një darkë me 150 të ftuar në Buckingham Palace, në nder të vizitës së Trump, shkruan Class.

Ajo çfarë u vu re në darkën mbretërore, ishte se damat kishin zgjedhur fustane të bardha, ndërsa meshkujt kostume të zeza. Melania e shoqëroi fustanin e bardhë me doreza, njësoj si vetë Mbretëresha.

Kate Middleton u shfaq më pas, edhe ajo me një fustan të bardhë dhe me kurorë të princeshë Diana-s.

Është interesante të theksohet se të gjitha gratë vendosën ngjyrën e bardhë, edhe pse nuk ka asnjë kod që e përcakton veshjen. Tradicionalisht, kërkohen fustane të gjata për gratë, ndërsa burrat me kostum dhe kravatë të bardhë. Gjithsesi, ngjyra e bardhë është elegante në takime të tilla.

Me siguri, anëtaret e familjes mbretërore kanë bërë një marrëveshje sa i takon ngjyrës së fustanit, ndërsa Melania është këshilluar të bënte të njëjtën gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button