Padi nga Antikorrupsioni ndaj kryetarit të komunës së Negotinës, Toni Dellkov

Kryetari i komunës së Negotinës, Toni Dellkov në seancën e së hënës, mori padi kundërvajtëse nga Komisioni Antikorrupsion sepse gjatë fushatës për zgjedhjet lokale dhe presidenciale, ka punësuar një person në komunë.

Por, Komisioni nuk ka gjetur asgjë të kontestueshme në punësimin e bashkëshortes së kushëririt të Dellkovit, si sekretare e tij personale.

“Në lidhje me plotësimin e vendit të punës – Sekretar teknik, të kryetarit të komunës, procedura e punësimit është në përputhje me ligjin për nëpunës administrativ përmes Agjencisë për administratë dhe nuk janë konstatuar parregullsi dhe shkelje të ligjit. Për shkak se ka pasur ndërprerje të punësimit dhe punësim të ri gjatë kohës së fushatës zgjedhore, në përputhje me nenin 179, paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor, propozoj që kundër kryetarit të komunës së Negotinës të ngrihet procedurë kundërvajtëse”, deklaroi Nuri Bajrami, nënkryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button