Shaqiri: Synoj edhe trofeun e Premier League me Liverpoolin

Mesfushori shqiptar me nënshtetësi të Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka kërkuar që të mos diskutohet më rreth së ardhmes së tij, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se me Liverpoolin synon që ta fitojë edhe Premier Leaguen, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është arsyeja e ardhjes sime këtu”, ka pohuar Shaqiri pas fitores 2:0 të Liverpoolit kundër Tottenhamit në finalen e Champions League.

“Klubi ka nevojë për trofe dhe a nuk është fillim i mbarë ky? Vitin tjetër do të provojmë përsëri që ta fitojmë Premier Leaguen. Kjo është ëndrra ime e madhe, që ta fitojë Premier Leaguen me këtë klub”.

“Ndjehem për mrekulli. Ka kaluar goxha kohë prej se Liverpool nuk e ka fituar këtë trofe, nga 2005-ta. Është mahnitëse kur fansave iu jep atë që meritojnë”,

Shaqiri ka thënë se Liverpool meriton gjithçka.

“Stafi dhe të gjithë të përfshirët. Sivjet nuk e fituam dhe jemi zhgënjyer, por kemi pasë një sezonë shumë të mirë dhe fituan Champions League. Kemi luajtur mirë dhe e meritonim. Fituam një prej trofeve më të mëdhenj në Evropë. Është mahnitëse. Kjo nuk ndodhë përçdo ditë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button