Presidenti amerikan Donald Trump do të takojë kryeministren britanike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë sot kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May. Trump ndodhet për vizitë triditëshe shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, do të jetë në mesin e ministrave të pranishëm në bisedime.

Ndërkohë sot janë paralajmëruar edhe protesta në disa qytete të Britanisë.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se presidenti i SHBA-së është majft i papëlqyeshëm në mesin e britanikëve.

Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, do t’iu adresohet protestuesve në tubimin në Londër.

Të hënën, Trump mori pjesë në një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Mbretëresha britanike, Elizabeth, tha se dy vendet kremtojnë aleancën, e cila ka garantuar sigurinë dhe prosperitetin e dy popujve për dekada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button